MENU
klinika

Si e shpjegon mjekja dermatologe

Djersitja e tepërt e sqetullave, duarve, kofshëve ka arsye të tjera

04.07.2024 - 08:50

Dermatologia Violeta Dajçi ka folur për djersitjen.

Ajo tha se ky është një proces normal që trupi ynë e kryen për të larguar ujin e tepërt dhe lëndët e dëmshme për organizmin, por shtoi se në rastet kur ajo shtohet përtej normales, mirë është të shkojmë për kontroll.

“Djersitja është një proces që ndodh në mënyrë natyrale dhe normale në lëkurë. Ndaj lëkura e çdo personi ka folikula floku, e gjithë lëkura është e mbuluar nga folikuj që eksretojnë ujin dhe lëndët e dëmshme për organizmin. Puna ndryshon në pëllëmbën e dorës dhe në shputën e këmbës, por në gjendje jo normale të prodjhimit të djersës këto zona preken më shumë.

Në këto raste ne kemi hiperidrosis. Zonat që eksretojnë më shumë janë pjesët e sqetullave, pjesët rrëzë kofshëve dhe pjesa e gjoksit, në këto folikujt janë më të mëdhenj. Ndonjëherë prodhimi i shtuar të bën të mendosh se është një peroces patologjik”,-tha dermatologia.