Lady Gaga mund të shkojë së shpejti drejt altarit. Aktorja dhe këngëtarja e famshme ka prezantuar Michael Polanksy si të fejuarin e saj teksa takoi kryeministrin francez Gabriel Attal.
Fituesja e çmimit Oscar ishte në Paris gjatë fundjavës për të performuar në ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike Verore 2024, e shoqëruar nga partneri i saj prej 4 vitesh.
Lady Gaga dhe Polansky, një sipërmarrës i teknologjisë, bënë publike romancën e tyre në Instagram gjatë fundjavës së Super Bowl në 2020.
Ndërsa dyshja kanë qenë shumë private gjatë gjithë marrëdhënies së tyre, Lady Gaga ka ndarë momente nga romanca e tyre.
“Kur i dashuri juaj ju dërgon të gjitha lulet në Romë për ditëlindjen tuaj,” shkroi këngëtarja në Instagram në 2021. “Te dua shpirt. Mezi pres të jem në shtëpi me ty dhe qentë tanë, kjo është gjithçka që më duhet.”