MENU
klinika

Sakrificat për bukuri

Kim Kardashian zbulon elementin e pazakontë që ka injektuar në fytyrë

12.07.2024 - 13:11

Motrat Kardashian janë kthyer në një frymëzim për mijëra vajza nga e gjithë bota. Ata kanë ndërtuar perandoritë e tyre miliona dollarëshe, falë një marketingu të aftë dhe rrjeteve sociale.

Gjithçka për bukurinë e përjetshme dhe kush më mirë se ato e dëshmojnë, të cilat janë gati të provojnë çdo metodë për të patur një lëkurë të shëndetshme me shkëlqim.

Së fundmi, ylli 43-vjeçar i serialit “The Kardashians” foli për një trend të ri të fytyrës që provoi:

“Kam injektuar spermë salmoni në fytyrën time,”- i tha Kim mamasë së saj, Kris Jenner në episodin e kësaj jave të “The Kardashians”.

Në një intervistë të dhënë në vitin 2022 me “Neë York Times”, Kim foli për gatishmërinë e saj për të provuar çdo gjë për të përmirësuar pamjen e saj:

“Do të provoja çdo gjë. Nëse do të më thoshit se duhet të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, do e bëja,”-thoshte ajo në atë kohë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Video-intervistë me Prof. Besim Boçin

“Femrat shqiptare duan të bëhen si Kim Kardashian”

"S’kam qenë kurrë në nivelin e Kim Kardashiam"

Aktorja e njohur thumbon hapur Kim Kardashian