MENU
klinika

Çfarë po e shkakton këtë trend në rritje?

Njerëzit po humbasin interesin për telefonat smart

01.07.2024 - 09:10

Njerëzit po braktisin telefonat inteligjent dhe mediat sociale, pasi ankthi i kohës së tepërt përpara ekranit shpesh bëhet i papërballueshëm.

Të rriturit po heqin dorë nga telefonat e tyre inteligjentë në favor të telefonave më të thjeshtë për t’i shpëtuar tërheqjes problematike të mediave sociale. Ky trend në rritje pasqyron një dëshirë për të frenuar kohën e tepërt para ekranit dhe efektet negative, si ankthi, depresioni dhe FOMO (frika nga humbja).

Shitësit me pakicë të telefonave në Los Anxhelos po dëshmojnë një rënie të shitjeve të telefonave smart kryesisht nga moshat mbi 50-të pasi po shprehet dhe një interes i lartë për aktivitete fizike, sportive dhe relaksuese.