MENU
klinika

Pritjes i erdhi fundi!

“Shrek 5” tashmë e ka një datë publikimi

11.07.2024 - 09:40

Në një klip të shkurtër në rrjetet sociale, “DreamWorks Animation” njoftoi se është duke u punuar për të sjellë “Shrek 5”, sezon i cili do të rikthejë në ekranin e madh personazhin e dashur, Shrek dhe miqtë e tij. Sipas Variety, filmi vizatimor pritet të dalë në kinema më 1 korrik 2026.

Kasti origjinal i filmit të dashur të animuar, Mike Myers, Eddie Murphy dhe Cameron Diaz kanë konfirmuar se do t’i japin edhe një herë zërat e tyre për një aventurë të re të Shrek-ut, përveç Antonio Banderas.

Regjinë e produksionit të ri e firmosin Brad Ableson dhe Walt Dorn, të cilët e kishin shkruar skenarin në “Shrek 2” dhe “Shrek the Third”, ndërsa kishte marrë përsipër edhe historinë në “Shrek Forever After”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Idetë fantastike të modeles

Heidi Klum, sërish mbretëresha e Halloween!