MENU
klinika

“Dëshirë e shprehur vite më parë”

Pas një shkëputjeje të gjatë, rikthehet Kiara Tito!

19.09.2024 - 09:20

Moderatorja Kaira Tito, pas në shkëputjeje të gjatë nga ekrani, që me pjesëmarrjen në “Big Brother VIP”, ka konfirmuar se shumë shpejt do ta shohim në televizion.

Së fundmi, përmes një postimi në rrjetet sociale, Kiara ka bërë me dije se do t’i rikthehet moderimit, ku duket se i është realizuar, siç thotë ajo, një dëshirë e shprehur vite më parë.

Kiara ka bërë me dije se këtë sezon do të jetë prezantuese e emisionit të humorit “Portokalli”, në sezonin e 42.

“Jam e lumtur që për këtë sezon rikthehem me familjen e Top Channel në sezonin e 42 të Portokalli. Një dëshirë e shprehur vite më parë, e cila më në fund u realizua”, ka shkruar Kiara, e pyetur nga ndjekësit e saj në Instagram.

Kujtojmë se pas eksperiencës së saj në BBV, ku u dashurua dhe më pas u martua me ish-fituesin e atij edicioni, Luiz Ejlli, Kiara u shkëput nga moderimi.

Po ashtu, pas përfundimit të atij rrugëtimi ajo solli në jetë edhe një vajzë, Lunën, e cila është tashmë rreth 4 muajshe.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


I thotë “Po” ftesës për t’u bërë pjesë e Big Brother!

Bleona Qereti tenton sërish famën në Shqipëri