MENU
klinika

Synon të bëhet ylli i Arsenalit

Si u “rekrutua” Maldini shqiptar në Angli

27.09.2024 - 15:20

Ka emër më të mirë për një mbrojtës? Në ndeshjen mes Arsenalit dhe Boltonit në “EFL CUP”, ka debutuar një djalosh nga akademia e “Topçinjve”.

Maldini Kaçurri, mbrojtësi shqiptar i lindur në vitin 2005 në Londër, është quajtur kështu nga prindërit të cilët janë me origjinë shqiptare nga fshati Kaftallë në rrethin e Pukës dhe kanë simpatizuar Milanin dhe veçanërisht legjendën Paolo Maldini, ku edhe djali ka marrë emrin. Fatkeqësisht babai i tij, Pjetër, ka ndërruar jetë 5 vite më parë. Ky debutim ka bërë jehonë edhe në mediat italiane, me “Sky Sport” që shkruan për mbrojtësin, duke bërë lidhjen me Paolon.

Po kush është Kaçurri dhe si arriti ai të debutonte me ekipin e parë të Arsenalit? Kaçurri ka lindur më 4 tetor 2005 në Londër, çka e bën atë 18 vjeç në momentin e shkrimit dhe në fillimin e karrierës së tij profesionale futbollistike. Fillimisht ai ishte pjesë e akademisë së Fullhemit dhe më pas kaloi tek Arsenali në vitin 2022, me insistimin e Per Mertesaker (ishmbrojtësi i Arsenalit dhe Gjermanisë). Një akademi e famshme nga ku kanë dalë shumë emra të njohur si: Toni Adams, Pol Merson, Eshli Kol, Cesk Fabregas apo Bukajo Saka. I riu i Arsenalit është ndër ata që kërkojnë të bëhen ylli i radhës në ekipin e parë. Që kur u transferua në klub, mbrojtësi është bërë lojtar i rregullt në nivelin e “Premier League 2”, duke lënë përshtypje në fazat e hershme të karrierës së tij. “Topçinjtë” besuan te 18-vjeçari gjatë verës, duke i dhënë atij kontratën e parë profesionale. “Nuk ishte aspak një vendim i vështirë për të përkushtuar të ardhmen time këtu. Është një klub i madh, kam mësuar shumë këtu dhe jam përmirësuar shumë. Për sa kohë që vazhdoj të fokusohem te vetja dhe të përmirësohem, kjo do të më japë mundësinë më të mirë për të pasur një karrierë të mirë”, tha ai për faqen zyrtare të Arsenalit pak kohë më parë, kur firmosi edhe kontratën.

DEBUTIMI- Arteta e mori për herë të parë në skuadër dy javë më parë kundër Totenhemit. Ndërsa qëndroi në stol atë ndeshje dhe tjetrën, mundësia për të marrë minuta erdhi në Kupë, ku Arteta i besoi disa minuta. Mbi këtë përvojë, ai do të kërkojë të bëhet një lojtar i rregullt i ekipit, qoftë në skuadër, stol apo në stërvitje me profesionistët. Maldini është afërsisht 184 cm i gjatë dhe luan qendërmbrojtës me Arsenal U-18 dhe U-21.

POSTIMI- Pas emocioneve të ndeshjes së parë me një klub të madh si Arsenali, Maldini ka zgjedhur “Instagramin” për të bërë një reagim të shkurtër: “Moment krenarie për mua dhe familjen time për debutimin tim tek Arsenali, eksperiencë e paharrueshme. Vazhdojmë përpara”, ishin fjalët e mbrojtësit shqiptar.

Futbollisti jep lajmin e ëmbël pas shënimit të supergolit

Granit Xhaka do të bëhet baba për herë të tretë

Flik: Pyesni lojtarët!

Barça nuk fiton dot pa Jamal!

Erjon Bogdani karikon mesfushorin e Kombëtares

“Inter besoji Asllanit, nuk të zhgënjen! Broja për Milanin”

I ka bindur të gjithë përveç… Silvinjos

Milani bën gati ofertën për Kristian Shpendin