MENU

Spektakël dhe gola

‘Luftohet’ për paqe/ Derbi i Londrës mbyllet ne barazim

01.09.2019 - 19:53

Çfarë spektakli në Emirates Stadium. Derbi i Londrës Veriore mes Arsenalit dhe Tottenhamit një nga të rivalizuarit në Europë përfundoi në barazim 2-2 pas një sfide vërtet të çmendur që kishte pothuajse gjithçka brenda.

Një barazim që nuk kënaqi asnjë nga të dyja skuadrat të cilat luftuan deri në fund për ta fituar sfidën por nuk ja dolën dot. Goli i Eriksen në minutën e 10-të dhe penalltia e realizuar nga Kane në minutën e 40-të i dhanë avantazhin e dyfishtë miqëve, por në sekondat e fundit shtesë të fraksionit francezi Lacazette riktheu Arsenalin në ndeshje. Topçinjtë u hodhën totalisht në sulm në pjesën e dytë por ishin me fat kur Kane u ndal nga shtylla, megjithatë pas përpjekjeve të shumta, Arsenali barazoi shifrat në minutën e 71-të me Aubameyang që gjeti devijimin deçiziv pas harkimit të Guendouzi.

Deri në fund si Arsenali dhe Tottenhami e kërkuan fitoren por sfida u mbyll me shifrat me topçinjtë që u ngjitën në kuotën e 7 pikëve pas 4 javëve të para ndërsa skuadra e Pochettinos është më poshtë në renditje me vetëm 5 pikë të grumbulluara.

Me një ritëm të jashtëzakonshëm dhe një futboll shumë të shpejtë, derbi i Londrës Veriore Arsenal-Tottenham ishte kartolina më e mirë e këtyre 4 javëve të para të Premier Leagues.