MENU
klinika

Investon miliarda euro për fitoren e mikut të tij

Zgjedhjet në SHBA, Vuçiç nis “fushatën” për Trump

28.09.2024 - 15:20

Votimi i hershëm filloi më 21 shtator në shumë shtete të SHBA-së përpara zgjedhjeve zyrtare të planifikuara për në 5 nëntor, sipas një raporti të Bloomberg. Minesota, Dakota e Jugut dhe Virxhinia janë ndër shtetet që kanë filluar procesin, me të tjera që pritet të fillojnë në tetor, shtoi ai. Votuesit kryesisht do të zgjedhin midis kandidates presidenciale demokrate dhe zëvendëspresidentes së Shteteve të Bashkuara Kamala Harris dhe kandidatit republikan dhe ish-presidentit amerikan Donald Trump. Sidoqoftë, Serbia duket se e ka bërë zgjedhjen e saj, madje presidenti serb Aleksandër Vuçiç duket literalisht i përfshirë që tani.

Takimi sekret

Presidenti i partisë së Qendrës Serbe dhe deputeti Zdravko Ponos thotë për N1 se Donald Trump Jr., i cili së fundmi foli me biznesmenë në një darkë sekrete biznesi në Beograd, duhet të jetë takuar edhe me përfaqësues të qeverisë, por “pas dyerve të mbyllura”. Një darkë sekret, ja çfarë ndodhi në një hotel të Beogradit. Ishte një darkë për biznesmenët. Dhe u organizua nga djali i madh i Donald Trump. Se në fund të fundit nuk ishte edhe aq sekret, për këtë flasin fotot dhe videoja që ka arritur në publik. I pyetur nëse është normale që djali i një kandidati për president në SHBA të vijë fshehurazi në Serbi, Ponoš thotë se nuk është normale. “Sigurisht që është një problem i madh. Nëse diskutohet në komisionin e senatit dhe gazetat në mbarë botën shkruajnë për të, atëherë ky është një problem. Fakti që askush nga qeveria nuk u paraqit në pritje nuk do të thotë asgjë. Nuk do të thotë se nuk ka pasur bisedime me Trump. Kështu ai erdhi për të parë vendimmarrësit. “Ai i takoi ata në mënyrë diskrete, pas dyerve të mbyllura,” tha Ponoš.

Angazhimi në fushatë

Opozitari serb, Zdravko Ponos, thotë se Aleksandër Vuçiç ka marrë pjesë në të gjitha fushatat e kandidatëve të mundur në zgjedhjet amerikane. “Ai ka shumë të ngjarë që është ende duke marrë pjesë tani.” Problemi nuk është se e bën personalisht, se dikur e ka mbështetur Klintonin, por se na kushton. Edhe atëherë i ka dhënë para fushatës së gabuar dhe tani e bën me Shtabin e Përgjithshëm. Edhe nëse i jepet fushatës që do të fitojë, nuk është e dobishme për qytetarët e Serbisë. Ai po e bën atë me shpenzimet tona dhe në interesin e tij”, tha Ponos. “Nëse çështjet e dhëndrit të Donald Trump, që përfshijnë ndërtimin e një hoteli në vendin e Shtabit të Përgjithshëm serb, po diskutohen në Komisionin e Financave të Senatit të Kongresit Amerikan dhe gazetat e njohura në botë po shkruajnë për atëherë ky është problem edhe për Serbinë”, tha Ponos.

Projekti i Kushner

Plani i Jared Kushner dhe partnerëve të tij për të zhvilluar një pikë të çmuar në Beograd të Serbisë, pason interesat e hershme të Donald Trump. Një marrëveshje në tentativë midis ekipit të Kushner dhe qeverisë serbe, do t’i lejojë firmës së Kushner të marrë me qira për 99 vite, pa asnjë kosto, të drejtën e ndërtimit të një hoteli luksoz dhe një kompleksi apartamentesh, si edhe një muze, në ish-ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, që u bombardua nga NATO në 1999-n. Në 2013-n, dy vite para se të garonte për president, Trump, vjehrri i Kushner, i tha një zyrtari serb se ai dëshironte të ndërtonte një hotel luksoz aty. Nënpunës të tij shkuan në Beograd për të parë lokacionin. Projekti nuk u realizua pasi Trump u bë president i SHBA-së në 2016-n.

Lidhjet Vuçiç-Trump

Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë nuk ka aspak nevojë të shprehë preferencat e tij për fituesin e zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara në nëntor. Ai ka marrëdhënie dukshëm të mira me manjatin Donald Trump, të cilat u konfirmuan në mandatin e parë si president i SHBA. Mbështetja e Vuçiçit për Trump buron nga disa faktorë kyç, secili duke reflektuar peizazhin kompleks gjeopolitik të Serbisë dhe aspiratat e saj për stabilitet rajonal dhe rritje ekonomike. Dhe tani, Serbia po përgatitet për një “epokë të artë” me rikthimin e tij të mundshëm në Shtëpinë e Bardhë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN



"Vlerësoj idetë e Presidentes së Kosovës..."

Lajçak takon Osmanin në New York, detaje nga biseda

BE “kërcënon” Kosovën dhe Serbinë

Si dialogu do të mbajë peng fondet e Planit të Rritjes

“Diskriminim në kufi të racizmit”

Analiza e REL: Si është të jesh shqiptar në Serbi?

"Arbitra që sillen në stadium pa bilbil"

Kurti me “rezerva” për Borrell e Lajçak