MENU
klinika

Simptomat e saj

Çfarë është mëlçia e plogësht

30.10.2024 - 10:15

Kujdesi për mëlçinë duhet të jetë i përhershëm në mënyrë që të kemi një sistem të mirë funksional të organizmit. Kjo pasi ajo përballet me një sërë faktorësh të rrezikshëm siç janë Viruse, baktere, myqe, mbetje të patogjenëve, metale të rënda etj. Mëlçinë nuk e dëmtojnë vetëm këto gjëra ndaj të cilave ekspozohemi gjatë jetës, por edhe patogjenë që mund t’i trashëgojmë nga prindërit, të cilët dhe këta të fundit i kanë trashëguar nga prindërit e tyre.

Por çfarë është mëlçia e plogësht?

Për ta kuptuar më mirë mëlçinë e plogësht, duhet ta trajtojmë këtë organ si të ishte njeri. Sepse ajo jeton, merr frymë dhe është shumë aktive. Mëlçia njihet ndryshe si paqeruajtësja e trupit. Mëlçia e plogësht është shumë e zakonshme tek njerëzit saqë 9 nga 10 e vuajnë atë. Disa nga çrregullimet e mëlçisë janë cirroza, hepatiti, verdhëza, mëlçia e dhjamosur, kanceri i saj, etj, ose thënë më mirë këto janë shenja ku mëndja të shkon menjëherë. Por, ka edhe të tjera problematika që nuk mendohet se kanë lidhje me mëlçinë, por në fakt kanë. Përshembull, ndryshe nga ç’besohet, ekzema dhe psoriaza shkaktohen nga një formë e veçantë e një mëlçie të mbingarkuar me toksina. Edhe aknet të cilat thuhet se janë një problem thjeshtë hormonal apo kanë lidhje me lëkurën, janë tregues i një problem në mëlçi. Hipertensioni i pa shpjegueshëm, palpitacionet e zemrës pa një shkak të qartë diabet i tipit 2, çrregullim emocional stinor, rrathët e zinj poshtë syve, dehidratimi kronik, varicet, shtimi në peshë etj, kanë origjinë mëlçinë.

Simptomat që shpëtojnë jetë

Ka disa sinjale që mëlçia jep në momentin që nuk po funksionon siç duhet. Mund të lëshojë spazma, si ndjesi shpimi, dridhje, një dhimbje të lehtë, nxehtësi, fryrje, ose ka raste që nuk jep asnjë lloj dhimbje. Ndaj kontrollet sistematike të saj do jenë vërtetë jetë shpëtuese duke marrë parasysh numrin e pafundmë të funksioneve që ajo ka. Në rastet kur ajo nuk është në gjendjen e saj më të mirë për të funksionuar, atëherë i ushtrohet trysni. Dhe nëse i ushtrohet trysni pasojat janë të rënda, si: cikatrika, ciste, sistem imunitar të dobësuar, zmadhim mëlçie, inflamacion, etj.

Ja çfarë ju duhet për përgatitjet!

Si të ulni tensionin e lartë me metoda natyrale

Gjithçka që duhet të dini!

A është fluori në ujin tuaj i sigurt?

Zakonet e përditshme që mund të jenë arsyeja

Ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës?

Efekt anësor i medikamenteve ose...

Jargët sinjalizojnë sëmundje?

Simptomat që mund të përjetoni!

Pse na dobësohet shikimi kur bie borë?