MENU
klinika

Mbledhje me FMN dhe Bankën Botërore

Guvernatori Sejko: Politika monetare dhe leku i fortë ulën inflacionin

26.10.2024 - 19:00

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, mori pjesë këtë javë në Mbledhjet Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar(FMN) dhe të Grupit të Bankës Botërore (BB), të zhvilluara në Uashington DC, SHBA.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko zhvilloi disa takime të rëndësishme me drejtues të rëndësishëmtë këtyre institucioneve.

Gjatë këtyre takimeve, Guvernatori Sejko i njohu përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së me zhvillimet ekonomike dhe perspektivat e progresit të mëtejshëm të vendit. Ai u shpreh se, ashtu si vendete tjera, edhe Shqipëria u prek nga goditjet e pafavorshme ekonomike globale dhe inflacioni i lartë.

“Shqipëria e ka fituar luftën me inflacionin që u shfaq prejfillimit të konfliktit në Ukrainë dhe tashmë inflacioni është nënivelet më të ulëta, ndërkohë që tregjet financiare paraqiten tëqeta, dhe me kapacitet për mbështetjen dhe përparimin e mëtejshëm të ekonomisë shqiptare.

Në këtë kuadër, politika e ndjekur nga Banka e Shqipërisë siautoriteti monetar i vendit ka qenë e mbështetur plotësisht në tëdhëna, transparente dhe i është komunikuar në mënyrë efektive aktorëve vendas. Aktualisht, inflacioni në vend është i ulët krahasuar me vendet e rajonit dhe ato të BE-së, duke reflektuarnjë normë më të ulët inflacioni të përgjithshëm, si rezultat i politikës monetare të kujdesshme të Bankës së Shqipërisë, si dhe i presioneve inflacioniste të shkaktuara nga mbiçmimi i kursit tëkëmbimit,” u shpreh Guvernatori Sejko.

Lidhur me politikat makroekonomike, Guvernatori theksoi se ato do të jenë të harmonizuara me synim sigurimin e një rritjeje ekonomike të qëndrueshme në periudhën afatmesme.

Sipas njoftimit të Bankës së Shqipërisë, përfaqësuesit e FMN-sëdhe BB-së përgëzuan Shqipërinë për progresin e bërë në drejtimtë zhvillimit ekonomik dhe veçanërisht për çeljen e negociataveme Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë. Përmbushjae kritereve të anëtarësimit çon në zhvillimin gjithëpërfshirës politik, social dhe ekonomik të vendit. Ata gjithashtu u ndalën në vlerësimin e përmirësuar nga Agjencia prestigjioze Ndërkombëtare e Vlerësimit Moody’s, e cila e rishikoi me rritjeekonominë shqiptare, duke e konsideruar në Ba3- e qëndrueshme, nga B1-pozitive.

Në vlerësim i veçantë u shpreh nga ana e tyre edhe për reformat e ndërmarra nga Banka e Shqipërisë në drejtim të ruajtjes së stabilitetit financiar në vend dhe stabilitetit të çmimeve, të cilat sipas përfaqësuesve të këtyre institucioneve mbeten mandati dheobjektivi kryesor i Bankës.

Interesit të përfaqësuesve të FMN-së dhe BB-së për ekspozimine sistemit bankar shqiptar, Guvernatori Sejko iu përgjigj se ai paraqitet i qëndrueshëm, me nivel të mirë kapitalizimi dhelikuiditeti. Kreditimi në ekonomi është rritur konsiderueshëmvitet e fundit – me një rritje prej 17% në 2024 krahasuar me vitine kaluar – duke kontribuuar kështu në zhvillimin dhe rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit.

Përfaqësuesit e FMN-së dhe BB-së inkurajuan monitorimin e vazhdueshëm të rrezikut të kredisë bankare, të kursit të këmbimit dhe të normës së interesit. Ata e vlerësuan pozitivishtrolin dhe politikën e ndjekur nga Banka e Shqipërisë, duke u ndalur në veçanti te rëndësia e kthimit të inflacionit në objektiv. Së fundi, ata u ndalën në rëndësinë e harmonizimit dhe koordinimit të politikave, si në nivel kombëtar ashtu dhe nënivel ndërkombëtar, si parakusht për të siguruar një mjedis optimal për një ekonomi të qëndrueshme.

Një tjetër takim i rëndësishëm ishte ai i guvernatorëve tëbankave qendrore të Ballkanit Perëndimor me Zëvendësguvernatoren e Bankës së Italisë, zj. Chiara Scotti. Banka e Shqipërisë po bashkëpunon ngushtë me Bankën Botërore dhe Banca d’Italia për zhvillimin e mëtejshëm tësistemit të pagesave, për të ofruar pagesa të shpejta që kryhen nëkohë reale, me një siguri më të lartë dhe kosto më të ulët përqytetarët. “Është bërë një punë mjaft e mirë në modernizimin e pagesave, dhe digitalizimin e sistemit bankar. Shqipëria ka aplikuar e para dhe pritet të bëhet anëtare e sistemit të pagesave Tregut Unik të Pagesave në Euro – i njohur si SEPA. Njëkohësisht, Banka e Shqipërisë do të implementojë dhe njësistem pagesash të shpejta (Instant Payment) që është kloni isistemit TIPS, sistemi evropian i pagesave të shpejta. Për këtopo koordinohet dhe diskutohet edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor,” tha Guvernatori. Sipas tij, modernizimi i sistemittë pagesave, dhe digjitalizimi i sistemit bankar krijojnë kushtet për një zhvillim të mëtejshëm të produkteve bankare dhe ulje tëkostove për konsumatorët./Monitor

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Fokusi i diskutimeve, kursi i këmbimit dhe kreditimi

BSH-FMN takim për ecurinë e sistetimit bankat