MENU
klinika

Intervista e rrallë e Lana Del Rey

“Në marrëdhëniet e mia kemi qenë gjithmonë tre: Unë, ai dhe Hollywoodi”

31.10.2024 - 17:00

Në një moment në rininë e saj, Elizabeth Grant pa për herë të fundit dritat e Lake Placid, Essex County, duke u dridhur nën yjet që shëlqenin. Ajo do t’i shihte përsëri, pas transferimit në New York dhe më pas në Londër, përpara se të kthehej dhe të bëhej për të gjithë Lana Del Rey.

«Kam një video të fshehtë, xhiruar nga një djalë me të cilin dilja. Ishte mbrëmje dhe flisnim në makinë, duke pretenduar se po përgjigjeshim në një intervistë pasi bëheshim të famshëm. Ai më pyeti çfarë do të bëja nëse nuk do isha një këngëtare. Kjo do të ishte mënyra e vetme si do të fillojnte një film për jetën time». Megjithatë, në vitet e fundit ajo shpreson që askujt të mos shkojë në mendje për t’i bërë një film jetës së saj. «Ka shumë arsye pse mendoj kështu. Ka shumë që njerëzit nuk e dinë, sepse ka shumë gjëra që nuk dua t’i them».

«Problemi im është se në marrëdhëniet e mia gjithmonë kemi qenë tre. Unë, ai dhe Hollywoodi. Kur të martohem, do ta bëj me një person që, si unë, do të mendojë se dashuria është e mjaftueshme. Unë do të jem e mjaftueshme për të dhe ai do të jetë i mjaftueshëm për mua. Dike me të cilin të kem fëmijë, nëse do të ketë, dhe që të zgjedhë të qëndrojë në shtëpi me mua. Dua që të jetë e thjeshtë, një dashuri që nuk ndjek orare. Që të jetë sikur shpëtojmë njëri-tjetrin». Një muaj pas kësaj bisede, Lana Del Rey do të martohej me udhëheqësin e aligatorëve, Jeremy Dufrene. Do të ndodhte në një të enjte të thjeshtë të shtatorit, pranë një lumi në Luiziana, në prani të disa miqve të afërt. Në rrjetet sociale do të shihnim videon e xhiruar nga një kamerë, dhe do të lexonim komentet e fansave të saj: «Lana ka qenë gjithmonë kështu. Dhe është kaq e vërtetë».

Lana Del Rey ka dhënë një intervistë për Vogue Italia së fundmi.

Pas nëntë albumeve të mrekullueshme, një koleksioni poezish dhe një konfirmimi përfundimtar në TikTok nga një brez i ri fansash që e kanë përthithur albumin e saj më të fundit, në moshën 39 vjeçare, Lana Del Rey nuk ndien më asnjë presion. Ajo flet me një zë të qetë dhe të sigurt, e vetëdijshme se gjithçka që e ka çuar deri këtu e ka çuar përsëri te vetja.

“Njerëzit dikur mendonin se tekstet e mia ishin problematike, por tani çdo këngëtar po ndjek zemrën e tij. Mendoj se kjo është një gjë e mirë. Ndoshta po të kisha filluar tani në vend që 12 vjet më parë, do të isha një poete e vërtetë i dhimbjes dhe nuk do të kisha vuajtur kaq shumë.” Rreth saj ka qenë gjithmonë një ajër misteri dhe, te të tjerët, një nevojë e errët për të kërkuar burimin e tij. “Është e tmerrshme kur dikush dëshiron të shohë në hijet e tua duke përpjekur të gjejë diçka. Shumica e njerëzve duhet të dinë anën time të errët, dhe është në rregull, por për disa është pothuajse si një obsesion. Dhe unë u përfshiva në të. Pak si Ofelia ose Julieta. Është si një aksident automobilistik që njerëzit nuk mund të mos ndalen dhe të shikojnë. Ndoshta ishte Frojdi ai që tha se 30 për qind e asaj që mendon për veten është thjesht ajo që ke dëgjuar të tjerët thonë për ty. Kjo është arsyeja pse kam qenë shumë e kujdesshme, dhe veçanërisht e vetëdijshme në vitet e fundit..”

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Billi Elish këngëtarja më e nominuar

Del lista e plotë e nominimeve për ‘Grammy 2019’

Këngëtarja kurorëzon dashurinë me partnerin

Lana Del Rey, zyrtarisht grua e martuar!


Përshtatje e stilit me komoditetin

Trendet e modës për dimrin 2024

Nuk ha kurrë sushi dhe e nis ditën me një smoothie

“Sekretet” e dietës së Melania Trump

“U ndamë 3 vite më parë, s’prisja të zgjaste gjithë jetën”

Lidhja me futbollistin 19 vite më të ri, rrëfehet deputetja shqiptare