Në javët e para të jetës truri i të porsalindurve gjeneron miliarda lidhje cerebrale të reja. Organizmi reagon kështu për tu përballuar me fluksin e lartë të informacioneve sensoriale të reja me botën e jashtme.
Ky ndryshim kaq i madh është dokumentuarduke studjuar rezonancen magnetike të 140 bebeve para dhe pas lindjes.
Shënohet kështu hera e parë që studjohet kapërcimi i dy fazave, që sipas autorëve, lindja nuk është thjesht një vazhdim i rritjes cerebrale prenatale, por një fazë transformuese, me një impakt mbi zhvillimin e ardhshëm. Në javët e para të jetës, bebet e porsalindura, zhvillojnë zona të veçanta të trurit, pasi jo të gjitha aktivizohen në të njëjtën formë.
Shumë lidhje neural krijohen kryesisht në rajonet që lidhen me funksione jetësore si kontrolli motorik, frymëmarrja, hapja e mbyllja e syve dhe tretja, dhe lidhjet që janë thelbësore ne bashkëveprimin e hemisferave të trurit.
Pas ndryshimeve që autoret i etiketojnë si eksplozive, truri i bebes pëson një riorganizim, për të eliminuar lidhjet e panevojshme dhe jo efikase, për të forcuar ato më të nevojshme.