Frutat e thata janë gjithmonë një aleat i shëndetit të mirë, por frika më e madhe është se disa prej tyre ndikojnë edhe për shtimin në peshë.
Mos u frikësoni, nëse zgjidhni ato të duhurat, ju do të ushqeheni jo vetëm shëndetshëm, por nuk do të shtoni as në peshë. Ja disa truke:
Zgjidhni ato natyralet
Frutat e thata natyrale janë më të mirat për dietë. Nuk përmbajnë shurup glukoze, saharinë apo ëmbëlsues të tjerë që rrisin marrjen e kalorive.
Konsumoni variatete më pak të ëmbla
Ananasi i thatë apo mango janë idealet për të mos shtuar në peshë.
Kombinojini me sallata dhe fruta të thata
Fibrat e pranishme në sallata dhe proteinat e yndyrat bimore në frutat e thata ngadalësojnë asimilimin e sheqernave dhe zvogëlojnë ndikimin e tyre në sheqerin në gjak, duke përfituar pamjen perfekte dhe shëndetin.
Kufizoni porcionet
Ekspertët e ushqimit të shëndetshëm dhe nutricionistët ju bëjnë thirrje të mos hiqni dorë nga frutat e thata, por thjesht kufizoni sasinë në maksimum 40 gramë në ditë për të mos rrezikuar kaloritë e tepërta. Në fakt, në varësi të varietetit, një kilogram fruta të thata mund të përmbajë më shumë se 300 kalori dhe shumë sheqer.