MENU
klinika

Ja çfarë rekomandojnë mjekët

Cilat janë verat e kuqe të cilat nuk na japin dhimbje koke?

04.12.2024 - 23:20

Një grup specialistësh të mjekësisë nga Kalifornia kanë arritur të identifikojnë faktorin kryesor të dhimbjes së kokës e cila vjen nga një përbërës natyror i verës së kuqe i cili quhet kuercetina.

Dhimbja e kokës nga vera e kuqe është e njohur dhe e rregjistruar që nga kohërat e lashta kur Cornelius Celsus e identifikoi atë në Romën e lashtë.

Festat e fundvitit po afrojnë dhe është normale që në këto mbrëmje dimri të konsumojmë ndonjë gotë verë. Mjekët rekomandojnë se verat e kuqe që duhet të shmangen janë ato të cilat prodhohen në vendet me diell kryesisht ato të Europës jugore për arsye se përmbajnë më shumë kuercetinë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN