MENU
klinika

"Nuk ushqehen mirë, nuk bëjnë sport"

Përhapet kanceri i zorrës së trashë, mjekët: Po prek edhe të rinjtë

22.12.2024 - 22:20

Në Shqipëri po rriten shifrat e të prekurve nga kanceri kolorektal apo i zorrës së trashë siç njihet ndryshe.

Kjo semundje përbën 11% të të gjitha tumoreve, ndërsa është në rritje edhe tek moshat e reja.

Specialistë thonë se dieta e varfër ushqimore dhe mungesa e aktivitetit fizik janë shkaktarët kryesore.

“Pacienët që kanë të afërm të shkallës së parë kanë 30% më shumë që të shfaqin një kancer të zorrës së trashë, ndikimi shume i rëndësishëm i faktorëve ambiental, duke filluar që nga dieta, gjithashtu mungesa e aktivitetit fizik, faktorë të tjerë si duhani, alkooli, stili i jetesës jo të shëndetshme ndikon shumë në kancerin e zorrës së trashë”, tha Hysni Dede, mjek gastrohepatolog

Nutricionistët japin disa këshilla për të parandaluar shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë si dhe kujdesin që duhet të tregohet gjatë periudhës së festave.

“Sipas shumë studimeve ka një lidhje sidomos të kequshqyerjes, për formimin e kancerit në zorrën e trashë dhe prandaj këshillohet shumë që pacientëve të tillë ti eliminohen totalisht nga regjimi ushqimor mishi i kuq, është mirë që të kenë një dietë të pasur me fibra, me drithëra integral, fruta, perime dhe në pjesën e proteinave të konsumojnë mishin e bardhë. Gjithashtu një dietë e pasur me antioksidantë”, deklaroi Arlinda Garuci, dietologe.

Mjekët shpjegojnë se depistimet periodike janë të rëndësishme për të parandaluar shfaqjen e kancerit të zorrës së trashë.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Sipas shkencëtarëve

4 frutat më të mira anti-tumor