MENU
klinika

Nga ankthi tek...

Shkaqet që ju bëjnë të pambrojtur ndaj viruseve

13.12.2024 - 17:20

Nëse viruset ju “vizitojnë” shpesh, mund t’ju duhet t’i kushtoni vëmendje faktorëve të mëposhtëm.

Nuk flini mjaftueshëm
Gjumi është jetik për funksionimin e duhur të trupit. Kur sasia e gjumit është e pamjaftueshme, trupi e ka të vështirë të përballet në mënyrë efektive me mikrobet që e kërcënojnë atë. Një studim tregon se njerëzit që flenë më pak se shtatë orë kanë katër herë më shumë gjasa të infektohen me viruse.

Ju ndjeni ankth të fortë
Duket se stresi na bën më të prekshëm ndaj viruseve, pasi sipas një studimi të vitit 2021, shanset për t’u sëmurë dyfishohen kur përjetojmë një periudhë stresi intensiv.

Stresi zvogëlon efektivitetin e sistemit tonë imunitar, duke e bërë më të vështirë për trupin tonë të luftojë mikrobet dhe viruset.

A keni ndonjë problem shëndetësor?
Kur keni një sëmundje kronike, veçanërisht nëse ajo ndikon negativisht në sistemin tuaj imunitar, ka të ngjarë të sëmureni më shpesh. Sipas Klinikës Cleveland, kushtet më të zakonshme përgjegjëse për këtë janë artriti reumatoid, psoriaza, sëmundja e Crohn, koliti ulceroz, çrregullimet e tiroides (qoftë nënaktive ose tepër aktive), skleroza e shumëfishtë dhe diabeti i tipit 2.

Kushtojini vëmendje mjedisit tuaj
Nëse kaloni shumë kohë në mjedise me një përqendrim të lartë bakteresh dhe mikrobesh, gjasat për t’u sëmurur rriten. Për shembull, nëse punoni në një zonë ku jeni në kontakt të vazhdueshëm me njerëz të tjerë ose me sipërfaqe që mbledhin më shumë mikrobe, ka të ngjarë të ekspozoheni shpesh ndaj viruseve. Në këtë rast, mbajtja e një maskë mbrojtëse dhe larja e rregullt e duarve mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut.

Keni fëmijë
Sigurisht, fëmijët tuaj janë gjithçka për ju, por ata mund të jenë edhe arsyeja pse viruset ju shqetësojnë kaq shpesh. Sipas një sondazhi, të rriturit që jetojnë me fëmijë kanë 28% më shumë gjasa të marrin një infeksion viral brenda një viti.

Ju mungojnë disa lëndë ushqyese
Ne jemi rezultat i dietës sonë dhe kur nuk i plotësojmë nevojat tona ushqyese, kjo mund të ketë ndikim në shëndetin tonë. Vitaminat C, D dhe E, si dhe mineralet si zinku dhe seleni, janë kritike për mbështetjen e funksionit të sistemit imunitar. Mungesa e këtyre lëndëve ushqyese për një periudhë të gjatë kohore mund të na bëjë më të prekshëm ndaj sëmundjeve, tregoi një përmbledhje e vitit 2024.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN