Flokët e lyer janë një fenomen mëse i përhapur e tashmë jo vetëm tek gratë, por edhe tek burrat.
Dikush për të mbuluar thinjat e të tjerë për të ndryshuar stilin në përditshmëri.
Me siguri të gjithë ju që lyeni flokët e keni parasysh ndjesinë e flokëve plot shkëlqim e të freskët kur sap oi keni lyer apo sapo dilni nga parukeria.
Po kështu e dini se kjo ndjesi zgjat deri në larjet e para pasi ngjyrat e flokëve fillojnë e zbehen dhe tjetërsohen me kalimin e javëve.
Ja disa zgjidhje të lehta për këtë problem.
Mjafton të kini parasysh disa nga këto këshilla të cilat renditen më poshtë.
Zgjidhni shampon e duhur
Një nga shkatërruesit e ngjyrës tuaj të flokëve është shampoo.
Po ju a po përdorni të duhurën?
Kini parasysh që të përdorni një shampoo që është krijuar për flokë të lyer.
Kjo do të thotë më shumë ngjyrë dhe butësi në flokët tuaj.
Kujdes me ujin
Uji mund të jetë një nga aletatët ose shkaërruesit më të mëdhenj të flokëve tuaj.
Mësoni t’i lani flokët tuaj me ujë të vakët dhe t’i mbani larg klorit kur shkoni në pishina publike.
Uji shumë i nxehtë ose shumë i ftohtë ndikon në ngjyrën e flokëve duke e shkatërruar më shpejt atë.
Hidratoni
Flokët e lyer kërkojnë shumë hidratim ndaj bëjeni balsamin gjithnjë pjesë të praktikës tuaj të larjes.
Hidratimi i thellë ju ndihmon jo vetëm të ruani ngjyrën, por ti mbani flokët edhe në formën e tyre më të mirë duke is tiluar sipas dëshirës.
Përveç balsamëve mund të përdorni edhe maska të ndryshme flokësh të cilat përgatiten në shtëpi.
Merrni gjysmë avokado, shtoni një lugë çaji vaj bajame, vitaminë E dhe përzieni mirë.
Me këtë maskë lyeni flokët e kyresisht majat e tyre dhe lëreni të veprojë për 10 minuta para se të laheni.
Më pas lani flokët si zakonisht duke përdorur një shampoo miqësore me bojrat e flokëve dhe ujë të vakët siç shpjeguam lart.
Kujdes me diellin
Ditët me diell mund të jenë të pëlqyeshme kur shijoni rrezet e para, por shumë më pak kur qëndrimi fillon e zgjatet.
Kjo vlen si për temperaturën e trupit tuaj që rritet, lëkurën që digjet dhe flokët të cilët kanë tendencën të largojnë ngjyrën e tyre.
Rrezet e forta të diellit mund t’i bëjnë flokët të duken të pajetë e të thatë.
Përveçse evitimit të diellit provoni të përdorni Vajra mbrojtës ndaj rrezeve UVA dhe UVB.