MENU
klinika

Jo vetëm Champions dhe Europa League

Kompeticion i tretë pritet në Evropë nga UEFA

30.08.2018 - 22:45

Dikur ishin 3 kompeticione, por më pak ekipe. UEFA ka menduar që të rikthejë një event të tretë. Pas Champions League dhe Europa League, vjen kompeticioni i tretë europian për klube.

Lajmi mbresëlënës është përcjellë nga gazeta “Bild” dhe pritet që të zërë fill që nga viti 2021. Kupa që është ende pa një emër, pritet të formohet me pjesëmarrjen e 32 ekipeve.

Sipas “Bild”, Champions do të vijojë të luhet me 32 ekipe, ndërsa Europa League do kalojë nga sistemi me 48 skuadra në 32 skuadra. Bashkë me 16 të tjera që deri më tani nuk kanë mundur dot të shkojnë në Europa League do të formohet ky kompeticion i ri.

uefa
uefa

Europa League do të bëhet më shumë e shtrenjtë për klubet dhe televizionet, ndërsa kjo kupë e tretë do të mbledhë të gjitha ato ekipe që nuk mund të kualifikohen më lart deri më sot.

Një kuriozitet ka të bëjë me faktin se futbolli europian që nga viti 2000 ka vetëm dy kompeticione për klubet. Viti i fundit që është luajtur Kupa e Kupave ka qenë 1999-a. Ajo kupë luhej mes ekipeve që fitonin kupat nacionale në vendet e tyre.