MENU
klinika

Bundesliga, Java 25

Bayern Munchen luan “tenis”, merr kreun

09.03.2019 - 17:29

Pesë fitore radhazi në Bundesliga dhe Bayern Munchen merr kreun e renditjes falë fitores së sotme 6-0 në “Allianz Arena” ndaj Wolfsburg. Gjithsesi, Dortmund ka pikë të barabarta me Bayern, pas fitores 3-1 ndaj Stuttgart.

Suksesi i bavarezëve ka qenë shumë më bindës se ai i rivalëve verdhezinj. Lojtarët e Niko Kovac kanë mundur Wolfsburg-un falë golave të Gnabry (34′), Lewandowski (37′, 85′), Rodriguez (52′), Muller (76′) dhe Kimmich (82′).

Sulmuesi polak i Bayern ka realizuar 197-të gola në kampionatin gjerman dhe është bërë lojtari i huaj me më shumë realizime në historinë e Bundesliga-s, duke lënë mbrapa Claudio Pizarro-n (195).

Nuk ka qenë e lehtë për Dortmund-in të siguronte tri pikët në shtëpi kundër Stuttgart-it të vendit të 16-të, që është dorëzuar në minutat e fundit pas golave të Alcacer (84′) dhe Pulisic (92′).

Reus kaloi në avantazh vendasit me një penallti në minutën e 62-të, por miqtë barazuan përkohësisht me Kempf në të 71-ën.