Pesë fitore radhazi në kampionat dhe Milan jo vetëm që “blindon” vendin e tretë, por mund të synojë edhe më shumë. Ndërsa Piatek arrin Ronaldon në krye të shënuesve të mirë me 19 gola.
Milan ka fituar sonte 2-1 në Verona ndaj Chievos. Një sukses i vuajtur, kjo jo vetëm nisur nga shifrat, por edhe nga loja e mirë e vendësve. Gjithsesi, polaku Piatek bëri diferencën.
Ishte Biglia ai që në minutën e 31-të kaloi në avantazh kuqezinjtë, por Përparim Hetemaj barazoi për vendësit në minutën 41-të dhe fraksioni i parë u mbyll 1-1.
Pjesa e dytë ishte shumë e ekuilibruar, por vendësmëria e Piatek i dha golin e avantazhit Milanit, që do të rezultonte vendimtar. Polaku shfrytëzoi më së miri një top në zonë në minutën e 57-të.
Me këtë fitore, Milan shkon +4 pikë ndaj Interit të vendit të katërt, me zikaltrit që kanë një ndeshje më pak. Javës tjetër luhet derbi i Milanos.