MENU
klinika

Shqipëri-Skoci, më 4 shtator

Grima shpall listën e Kombëtares së femrave

31.08.2018 - 11:38

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit për femrat, Armir Grima, ka dalë sot në një konferencë për shtyp në orën 11:00, në stadiumin “Loro Borici” të qytetit të Shkodrës, në vigjilje të ndeshjes Shqipëri- Skoci.

Ai ka bërë të ditur edhe listën e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjen e radhës zyrtare, e vlefshme për Eliminatoret e Botërorit, ku shpresohet të bëhet më e mira e mundshme.

Shqipëria në këto kualifikuese, bën pjesë në grupin e dytë së bashku me Zvicrën, Bjellorusinë, Poloninë dhe Skocinë. Pra, siç shihet, është një grup i fortë.

Shqipëri-Skoci do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” datë 4 shtator, ora 17:00, ku hyrja për tifozët do të jetë falas. Armir Grima, ka grumbulluar plot 19 futbolliste.