MENU
klinika

Takimi FSHF-Qeveri

Duka: Nëse ka vullnet politik, zgjidhet gjithçka

11.03.2019 - 11:51

Në konferencën e thirrur nga Federata Shqiptare e Futbollit, pas dhunës së shfaqur në stadiumet shqiptare, së bashku me Kryeministrin Edi Rama, foli edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka.

Duka beson se, nëse futbolli do të menaxhohet më mire, atëherë do të rriten dhe të ardhurat. Ndërkohë që nëpërmjet disa ndryshimeve ligjore mund të zgjidhen shumë probleme. Në fund Duka, tha se me anë të vullnetit politik gjithçka mund të rregullohet.

“Futbolli lartëson emrin e një vendi dhe nëse menaxhohet mirë sjell të ardhura të konsiderueshme. Ka pasur paketë me ligje për nisëm e një kryerje të njëkohshme të ndërhyrjeve, por që nuk u realizuan.

Nëpërmjet ndryshimeve ligjore mund të zgjidhim disa problem, siç janë formalizimi, taksat fiskale, lehtësira në ligjin e sponsorizimit.

Modernizimi kalon nëpërmjet investimeve dhe, duke pasur stadiume moderne, do të rrisë tregun dhe uroj të kemi më shumë. Prania e tifozëve do të jetë më e madhe.

Problemet në futboll nuk janë vetëm të sportit, por të shoqërisë. Shpresoj që ky takim të jetë takim shtyse dhe uroj më të mirën. Nëse ka vullnet politik, mund të zgjidhet gjithçka”, – u shpreh Duka.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN