MENU
klinika

FFK-FSHF

Propozimi, Shqipëri-Kosovë për Evropian

11.03.2019 - 12:54

Duket një ide e çmendur për momentin, por të paktën nga pala kosovare është menduar kjo, duke dashur që në të ardhmen Shqipëria dhe Kosova të organizojnë Evropianin e futbollit.

Në një intervistë të dhënë për “RTK”-në, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka deklaruar se në një të ardhme të afërt, Kosova së bashku me Shqipërinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi synojnë që të aplikojnë në UEFA për të organizuar Kampionatin Europian.

“Në një të ardhme po planifikojmë që të aplikojmë në UEFA-n për të marrë organizimin e ndonjë eventi të madh futbollistik, si Europiani, në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni dhe eventualisht edhe në Mal të Zi”, – u shpreh Ademi.

Në dukje një ide e çmendur, por jo e pamundur, edhe pse duhet kohë, për të përmbushur standardet e nevojshme. Ndërkohë, FSHF nuk është shprehur për këtë ide.