MENU
klinika

Vendimi i FSHF-së

Nuk ka më bojkot, nesër luhet futboll

11.03.2019 - 14:46

Pas mbledhjes së sotme Qeveri-FSHF dhe presidentëve të klubeve të futbollit, duket se është zgjidhur edhe bojkoti nga ana e arbitrave pas ngjarjes së dhunës në Kamëz.

Klubet kanë marrë njoftimin nga Federata për të zbritur rregullisht në fushë në bazë të kalendarit, që përkon me çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë, duke nisur nga dita e nesërme.

Kështu, nesër do të luhen dy sfidat e para, teksa Teuta do të presë Kukësin,me dy skuadrat që këtë sezon po garojnë edhe për titullin kampion, ndërsa në stadiumin “Selman Stermasi”, Partizani do të luajë ndaj Luftëtarit.

Sakaq, të mërkurën do t’i takojë skuadrës së Tiranës, të presë në kryeqytet Laçin. Për bardheblutë Kupa është një mundësi e mirë për t’u kualifikuar në Kupat e Europës sezonin e ardhshëm, pasi rruga nga kampionati është e ndërlikuar.

Kupa e Shqiperise
Kupa e Shqiperise

Sa i përket takimit mes Kamzës dhe Skënderbeut, korçarët janë kualifikuar matematikisht për në gjysmëfinale, pas vendimit të komisionit të Disiplinës, që dënoi kamzalinjtë për dhunën në kampionat, duke i pezulluar nga çdo aktivitet.

Të martën

Teuta-Kukësi

Partizani-Luftëtari

Të mërkurën

Tirana-Laçi

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN