Gjenden fajtorët e vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, që u nda nga jeta 1 vit më parë. Prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet, që shohin të përfshirë dhe akuzuar dy mjekë për fajtorë në vrasje.
Sipas hetuesve, dy doktorët në fjalë janë përgjegjës për ndarjen nga jeta të Astorit sepse, pasi kanë dhënë miratimin mjekësor për të vijuar aktivitetin pa i bërë ekzaminime më të thella, pas një problemi të vogël të shfaqur sa i përket ritmit të zemrës.
Për Prokurorinë, nëse patologjia do të ishte diagonostikuar ndërsa gjendej në një fazë të parë, do të kishte bërë që aktiviteti i ish-futbollistit të ndërpritej dhe nëpërmjet kurimit, sëmundja do të ishte luftuar në kohë dhe zhdukur.
Nuk dihet se si do të procedohet me mjekët, nëse ata do të merren si të pandehur apo thjesht do t’u hiqet licensa e ushtrimit të aktivitetit, minimalja në rastin e fundit.