Pasi ka fituar “Carabao Cup”, Manchester City ka kaluar edhe në gjysmëfinale të FA Cup, falë përmbysjes spektakolare që bëri në fushën e Swansea, nga 2-0, në 2-3.
Edhe njëherë tjetër “Qytetarët” kanë treguar supremacinë në Angli dhe jo më kot kryesojnë edhe në Premier League, ndërkohë që janë kualifikuar edhe në cerekfinale të Champions League.
Sergio Aguero ka vërtetuar edhe njëherë se është një nga qendërsulmuesit më të mirë në qarkullim, pse jo, një nga më të mirët e dekadës së fundit.
Sulmuesi i Manchester City-t është futur në fushë kur loja ishte 2-0 në favor të Swansea City dhe ka ndihmuar skuadrën e tij të përmbysë gjithçka në pjesën e dytë teksa rezultati përfundimtar ka qenë 3-2.
Swansea befasoi vendasit në pjesën e parë me dy gola të shënuar brenda dhjetë minutave të Grimes dhe Celinës. Goli i sulmuesit kosovar ishte spektakolar.
Megjithatë, pas pushimit City ringjallet menjëherë pas hyrjes në fushë të Aguero-s. Bernardo Silva shënoi golin e parë, ndërsa argjentinasi dy të tjerët.
I pari ishte me penallti, por duket qartë se topi goditi shtyllën dhe portierin Nordfeldt e më pas shkoi në rrjetë. Në minutën e parafundit të kohës së rregullt, Aguero shënoi me kokë duke u dhënë Qytetarëve gjysmëfinalen e FA Cup.