Turbekulozi , një sëmundje që gjendet kudo ku njerëzit janë në kontakt të ngushtë me njerin. Mirela dhe Agimi na kanë treguar simptomat e tyre dhe se si ata u diagnostikuan me turbekuloz.
Tuberkulozi (TB) është një sëmundje e shkaktuar nga bakteret që përhapen përmes ajrit nga personi në person. Nëse nuk trajtohet si duhet, sëmundja e TB mund të jetë fatale. Njerëzit e infektuar me baktere të TB që nuk janë të sëmurë mund të marrin ilaçe për të parandaluar sëmundjen e TB-së nga zhvillimi në të ardhmen.
Çdokush mund të marrë TB
Në fillim Agimi mendonte se kishte grip. Ai kishte të dridhura, ishte i lodhur gjatë gjithë kohës dhe nuk kishte oreks. Pas pothuajse një muaji të djersitjeve të natës, dhimbjes së kraharorit, kollës së vazhdueshme dhe humbjes së rreth 30 kilogramëve pa shkak , ai e dintë se diçka nuk shkonte sic duhet dhe shkoi tek doktori.
Pas disa javësh me vizita mjekësore , analiza të ndryshme dhe simptoma të përkeqësuara, ai u shtrua në spital.
Përfundimisht Agimi u diagnostikua me turbekuloz (TB).
“Që kur më panë doktorët , më thanë që ne mendojmë se keni tuberkuloz. Ndërsa isha duke u përgatitur për analizat , unë qeshta sa munda dhe u thashë se askush nuk merr tuberkuloz. Njëri nga mjekët qeshi dhe tha : mirë, ne mendojmë se e keni atë, ” – tregon Agimi .
Mirela kishte një përvojë të ngjashme. Filloi me një kollë dhe dhimbje të fytit. Ajo fillimisht u diagnostikua me infeksion streptokok në fyt dhe iu dhanë antibiotikë. Por kollitja vazhdoi. Ajo gjithashtu filloi të djersiste shumë natën dhe të kishte ethe. Një natë ajo u zgjua nga kolla e rëndë që kishte dhe filloi të villte . Ajo e dinte se diçka kishte dhe shkoi menjëherë në spital. Pas gjashtë muajsh pasigurie dhe shumë analizash të bëra , më në fund u diagnostikua me TB.
“Një nga shqetësimet kryesore që kisha kur u diagnostikova me TB ishte familja ime . Mendoja se si këto 6 ose 7 muajt e fundit , pa e ditur se isha e infektuar, kam eksopozuar familjen , kolektivin e punës dhe miqtë e mi ndaj kësaj sëmundje “- thotë Mirela.
Çdokush mund të preket nga turbekulozi.
Njerëzit me sëmundjen e turbekulozit mund të gjenden në çdo shtet; në zonat dhe qytetet rurale; në shkolla, vende pune, shtëpi; dhe në shumë vende të tjera ku njerëzit janë në kontakt të ngushtë me njeri –tjetrin.