Vazhdon që të ketë ndryshime në Kombëtare. Christian Panucci ka bërë një tjetër lëvizje për ndeshjet e radhës me Turqinë dhe Andorrën.
Ajo që bie në sy është grumbullimi në Kombëtare i liderit të Partizanit, një prej lojtarëve më të spikatur në Superiore në vitet e fundit, Lorenc Trashi.
Në fakt, falë formë së mirë që ka treguar me të kuqtë, Trashi e priste prej kohësh ftesën. Me sa duket rikthehet edhe një tjetër ish-i Partizanit, Ylber Ramadani.
Me sa duket, Dermaku e Bare nuk do të jenë në dispozicion të trajnerit italian në dy sfidat e radhës, ndaj edhe është detyruar që të bëjë lëvizjet e fundit.
NJOFTIMI I FSHF
“FSHF njofton se për shkaqe dëmtimi, nga grumbullimi i ekipit kombëtar pas ekzaminimeve mjekësore të nevojshme largohen Andi Lila dhe Egzon Binaku, vendin e tyre e zënë Ylber Ramadani dhe Lorenc Trashi”.