Mohamed Salah vijon të tregojë anën e tij humane. Një tjetër histori njërëzore vjen nga ylli i Liverpool.
Një 16-vjeçar i quajtur Ammar, i cili po lufton me distrofi muskulore, ka pasur rastin ta takojë heroin e vet, Mohamed Salah, duke e bërë ëndrrën realitet.
Salah u takua me të riun dhe familjen e tij refugjate, e cila mbërriti në Shtetet e Bashkuara nga Siria dy vite më parë, gjatë qëndrimit të të kuqve në Charlotte, Karolinën Veriore.
Ylli egjiptian ia dhuroi të riut një fanellë me nënshkrimin e tij, si dhe pozoi me të dhe familjen e tij.
Pas takimit me Salah, Ammar ka thënë: “Të gjithë e duan atë dhe unë dua të jem si ai. Ai është njeri i madh. Është ndjenjë fantastike ta takoj”.