Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes Shqipëri-Turqi, që starton në orën 20:45. Panucci dhe stafi i tij kanë sheshuar idetë e formacionit duke hedhur në fushë 11 titullarë, teksa nuk mungojnë as surprizat.
Sadiku, Grezda dhe Aliji ndodhen në stol, ndërkohë që Panucci ka preferuar Balajn, Balliun nga minuta e parë. Një triumf përballë turqve do të ishte starti perfekt i një edicioni eliminatoresh.
Turqia nuk është më ekipi i frikshëm i pak viteve më parë, për aq kohë se ka kthyer në përfaqësuese një veteran si Emre Belezoglu. Është momenti që Shqipëria të thyejë sërish turqit.
SHQIPËRI-TURQI ORA 20:45
FORMACIONET ZYRTARE:
Shqipëria: Berisha, Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Balliu, Ismajli, Xhaka, Memushaj, Abrashi, Uzuni, Balaj. Trajner: Kristian Panuçi
Turqia: Gunok, Ali Kaldirim, Emre, Jokuslu, Gonul, Tosun, Çalhanoglu, Tekdemir, Demiral, Burak Jilmaz, Ajha. Trajner: Senol Gunesh