MENU
klinika

Hysen Zmijani

“Shkodra, përherë prezente në Kombëtare”

22.03.2019 - 20:35

Hysen Zmijani është optimist për kombëtaren. Legjenda shkodrane e futbollit thotë se Shqipëria i ka mundësitë, pasi tashmë ka shkuar një herë në europian.

“Shqipëria ndoshta nuk është në momentin më të mirë, por gjithsesi kemi cilësitë për të bërë gjëra të mira. A prodhon Shkodra vetëm mbrojtës të djathtë?

Eh, unë kam qenë një i tillë, sot është Hysaj, por mendoj se kemi pasur lojtarë të mirë edhe në role të tjera. Shkodra ka qenë gjithnjë prezente në Kombëtare, madje hera herës ka pasur edhe bërthamën e saj.

Duhet të bëjmë kujdes. Shqipëria nuk e ka problemin tek ekipet e mëdha. Aty motivohet dhe jep më të mirën, por gjithnjë ka hasur vështirësi me skuadrat e nivelit mesatar ose të dobët”, – deklaroi Zmijani ndër të tjera në intervistën e dhënë për Vilma Mashën në “Supersport”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN