MENU
klinika

"Ndjej keqardhje "

Barbra Streisand flet për fajësimin e prindërve të viktimave të Jackson

24.03.2019 - 10:54

Këngëtarja dhe aktorja amerikane, Barbra Streisand, ka marrë kritika të shumta për deklaratat e saj lidhur keqtrajtimet e pretenduara seksuale të Michael Jackson.

Në një film dokumentar të publikuar së fundmi me titull “Leaving Neverland”, Wade Robson dhe James Safechuck e kanë akuzuar Mbretin e muzikës pop se ka abuzuar seksualisht me ta kur kanë qenë fëmijë.

Ndërsa duke folur për Times, Streisand ka thënë se u beson dy akuzuesve, porse ka thënë se ata kanë qenë të gëzuar dhe të entuziazmuar që iu është dhënë rasti të qëndrojnë në shtëpinë e Jackson në atë kohë.

Mund të themi se kanë qenë të keqtrajtuar, por ata fëmijë kanë qenë shumë të gëzuar që kanë qëndruar atje. Robson dhe Safechuck sot janë të martuar dhe kanë fëmijët e tyre, prandaj ajo që u ka ndodhur nuk i vrarë”, ka thënë 76-vjeçarja.

Ajo ka theksuar se ndjen keqardhje për dy të keqtrajtuarit, por edhe për këngëtarin e ndjerë.

Nevojat e tij seksuale kanë qenë nevojat e tij seksuale. Faji duhet kërkuar te prindërit e viktimave, sepse i kanë lejuar fëmijët e tyre të flenë tek ai”, ka shtuar Streisand.