Një nga infeksionet më të rrezikshme në trupin e njeriut është infeksioni i veshkave. Sipas mjekëve ky infeksion duhet trajtuar menjëherë pasi lë pasoja të pariparueshme në trup.
Gjithashtu infeksioni i veshkave mund t’i dëmtojë ato në mënyrë të parikthyeshme si dhe mund të përhapë baktere në gjak duke shkaktuar edhe infeksion në organe të tjera të trupit.
Infeksioni i veshkave është një lloj i veçantë i infeksionit të traktit urinar, që zakonisht fillon në ureter ose fshikëzën e urinës dhe përhapet duke prekur veshkat, i shkaktuar kryesisht nga bakteri E.Coli.
Gratë dhe fëmijët janë kategoria më e rrezikuar për përhapjen e infeksionit në veshka. Simptomat e zakonshme janë: ethe, diarre, dridhje të pakontrollueshme dhe dhimbje në shpinë. Duhet patur kujdes me ushqimet e konservuara, ato të cilat kanë përmbajtje të lartë kripe, kafeinë, çokollatat, pasi favorizojnë zhvillimin e infeksioneve në veshka.
Ka mënyra të ndryshme për ta luftuar këtë infeksion.
Një ndër mënyrat më rezultative është trajtimi me anë të majdanozit. Majdanoz është një diuretik i madh dhe shumë mjekë e sugjerojnë për trajtimin e infeksioneve të veshkave dhe fshikëzës. Për shkak të efekteve të tij të mahnitshme, majdanozi ndihmon në nxjerrjen e toksinave jashtë trupit dhe veshkës.
Dy metoda efektive për të trajtuar infeksionet në veshkë:
Metoda 1: Një tufë majdanoz hidheni në një enë me ujë të valuar më parë. E lini për pesë minuta dhe pasi të jetë ftohur, filloni ta konsumoni.
Metoda 2: Përzieni ¼ e filxhanit me lëng majdanozi, me gjysmë gote ujë dhe në fund shtoni mjaltë dhe lëng limoni. Konsumojeni këtë pije 2 herë në ditë për 1-2 javë.