MENU
klinika

"Euro 2020"

Shqipëria gjen golin e parë në Andorrë

25.03.2019 - 21:08

Shqipëria po luan ndeshjen e dytë eliminatore të “Euro 2020” pas humbjes 0-2 në Shkodër ndaj Turqisë. Kuqezinjtë e kanë nisur mirë sfidën në Andorrë, teksa që në minutën e dytë kanë goditur traversën me Uzunin.

Presioni ka vijuar edhe më pas, teksa tanët kanë pretenduar edhe një penallti, kur Grezda është penguar në zonë në mënyrë të parregullt. Gjyqtari sllovak nuk ka vërshëllyer.

Goli i parë për Kombëtaren do të vinte pas një gabimi amator të portierit mik, teksa Sadiku nuk fal dhe kalon kuqezinjtë në avantazh, duke qetësuar të gjithë në 21′.

Ndërkohë, Franca ka gjetur golin e parë ndaj Islandës në shtëpi, duke barazuar në krye Turqinë, që ka fituar pasdite edhe ndeshjen e dytë, 4-0 ndaj Moldavisë.

Kosova gjithashtu ka zbritur në fushë dhe po luan ndaj Bullgarisë, që përkon edhe me ndeshjen e parë zyrtare për Evropianin. Për momentin ndeshja është në barazim 0-0.