Trajneri Ervin Bulku, duke folur pas fitores ndaj Andorrës, me rezultatin 0-3, shpreson që në atë fushë ku luajtën, ndonjë rival të ndalet në ndonjë barazim.
Numri një i stolit mori drejtimin e ekipit pas largimit të teknikut Christian Panucci dhe e kaloi me sukses misionin e tij, pasi mori fitoren e parë.
Fitorja – “Ishte shumë e rendësishme fitorja, pasi vinim nga rezultate të mira. Nuk kishim atmosferë të mirë, pasi jemi mësuar se kualifikueset t’i nisim me rezultat pozitiv. Me këto tre pikë synojmë të bëjmë kthesën”.
Trajneri i ri – “Nuk mund të them unë këtë gjë. Mendoj se e kemi bërë shumë. Unë jam i gatshëm dhe nuk ka rëndësi pozicioni që ndodhem”.
Balaj-Sadiku – “Luajtëm mirë dhe me 4-3-3 dhe me 5-3-2. Mendoj se të dy skemat funksionuan mirë”.
Pikët – “Para ndeshjes me këtë terren dhe me një ekip që rri mbrapa, ekipet kundërshtare do t’i vërë Andorra në vështirësi”.