MENU
klinika

Emri i njohur

Prezantohet trajneri i ri te Vllaznia

26.03.2019 - 12:51

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, Vllaznia ka zgjedhur trajnerin e ri dhe sot ai është prezantuar nga drejtuesit e klubit shkodran.

Agim Canaj ka marrë në duar “frenat” e kuqebluve, duke zhvilluar edhe stërvitjen e parë. Një rikthim për trajnerin e njohur kryeqytetas.

Canaj ka thënë se ndihet si në shtëpi, ngaqë e ka drejtuar edhe dy herë të tjera skuadrën shkodrane:

“Vllaznia është një perlë e futbollit shqiptar dhe kurrsesi nuk mund t’i thoja “jo” ofertës së saj. Kuptohet, e mirëprita një punë të tillë dhe jam i lumtur që rikthehem në krye të kësaj skuadre, pavarësisht se tashmë vij në një moment ndryshe nga dy herët e tjera, kur kam qenë këtu.

Unë ua thashë edhe futbollistëve se duhet të vazhdojnë punën si me profesor Hasanin, të cilin e vlerësoj dhe e respektoj në maksimum për kontributin e dhënë.

Detyra jonë është ta çojmë edhe më përpara punën e tij, të mos ketë asnjë shenjë nënvlerësimi. Kërkoj angazhim maksimal të secilit prej lojtarëve, sepse emri i Vllaznisë është i madh dhe duhet patjetër ta çojmë aty ku i takon.

Në Shkodër për një projekt afatgjatë? Shpresoj. Marrëveshja aktuale është deri në fund të sezonit, më pas do të shihet mundësia për vazhdimin e bashkëpunimit edhe në sezonin e ri”.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN