Komisioni i Disiplinës ka marrë vendimet përkatëse për atë çfarë ka ndodhur në ndeshjet e javëve të fundit për çdo kategori. Për Superioren është marrë vetëm një masë dhe ka të bëjë me Tiranën.
Trajneri i saj, Ardian Mema, është dënuar me dy ndeshje pezullim nga aktiviteti, për shkak të protestave të tij gjatë ndeshjes së fundit me Kastriotin, ku bardheblutë u mundën 1-0.
Komisioni i Disiplinë ka dhënë gjithashtu dënime në masë për shumë skuadra të kategorive inferiore.
Ja dhe vendimet e Komisionit të Disiplinës:
1.Zyrtari i KF “Tirana”, Ardian Mema, për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2.KF “Burreli”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, bazuar në Nenit 66/3/a të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës.
3.Lojtari i KF “ Iliria”, Skënder Lilaj, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Përmeti”, Ermal Rizvani, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i FC “Termi”, Bledar Malaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Zyrtari i KF “Maliqi”, Devis Mema, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit të ekipi kundërshtar, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Butrinti, Brunild Doka, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i KF “Delvina”, Dritan Mehmeti, për pështymje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/f të KDS, dënohet me 8 (tetë) pezullim nga aktiviteti.
9.KF “Memaliaj”, për mos paraqitje në ndeshje me FC “Termi”, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezlutatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
10.Lojtari i KF “Luftëtari” U-19, Enea Kacorri, për provokim të publikut, në bazë të Nenit 53 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Shkëndija Dr” U-19, Eraldo Mardedaj, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.KF “Vlora” U-19, për mos marrje masash organizative për zhvillimin e ndeshjes kundër KF “Lushnja” U-19, në bazë të Nenit 64/1/b dhe 65/4 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.
13.KF “Kastrioti” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kukësi” U-19, ne bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
14.Lojtari i KF “Besëlidhja” U-19, Xhekson Gjergji, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarët të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.KS “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Kamza” U-19, në bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavoline me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
16.KF “Bylis” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi 04” U-19, në bazë 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0 dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
17.KF “Vlora” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive, në bazë të Nenit 65/3/a të KDS, dënohet me 1 (një) ndeshje pa spektator në stadiumin përkates.
18.Lojtari i KF “Lushnja” U-17, Fabian Sheme, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
19.Lojtari i KF “Apollonia” U-17, Kristo Theodhori, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
20.Lojtari i KF “Osumi”, Julian Kërdhicka, për sjellje jo spoirtive ndaj zyrtarit të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1/a të KDS,dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
21.Pranimin e kërkesës së KF “Maliqi”. FC “Termi” për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen kundër FC “Termi”, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.
22.Pranimin e kërkesës së KF “Shkodra” U-19. KF “Besëlidhja” U-19, për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen kundër KF “Shkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3 me 0 si dhe i zbriten 3 (tre) pikë nga klasifikimi.
23.Pranimin e kërkesës së lojtarit të “Football Republic” U-17, Klaus Tenko dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Klaus Tenko vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
24.Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shkumbini” , Albano Isaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Albano Isaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.