MENU
klinika

Trajneri kuqezi

Duka tregon kandidatët për Kombëtaren

27.03.2019 - 21:46

Menjëherë pas shkarkimit të Christian Panuccit janë lakuar shumë emra për të drejtuar Kombëtaren shqiptare dhe shumë prej tyre Armand Duka i ka pranuar si kandidatë.

Emrat që përfliten janë të shumtë, por deri tani nuk ka asgjë konkrete, të paktën kështu deklaron presidenti I FSHF-së, Armand Duka, që lë të hapur gjithcka.

Në lidhje me këtë temë, ka folur sërish Duka për mediet ditën e sotme, duke u shprehur se do ta gjykojë me qetësi kandidaturën, ku nuk përjashton kurrsesi një trajneri shqiptar.

Bisedimet

“Nuk mund ta mohoj se kam biseduar me trajnerë shqiptarë dhe të huaj dhe gjatë këtyre ditëve do të konkretizojmë ndonjë gjë më shumë.

Reja është trajner i mirë, ashtu si të tjerët, por nuk kam bërë asnjë bisedë konkrete. Nuk duhet të nxitohemi. Kemi kohë për të vendosur, brenda muajit prill dhe të përgatitemi për ndeshjet e qershorit.

Ajo që i jep më shumë avantazh një kandidati shqiptar është fakti që mund të njohë më mirë mentalitetin dhe mënyrën e komunikimit dhe ambientin. Kur themi trajner shqiptar që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj, ekzistojnë mundësitë pse jo”.

Hasi ose Peço

“Rrotull këtyre emrave, pasi nuk ka të tjerë. Pse jo dhe Ervin Bulku, pse jo dhe Sulejman Mema. Nuk e di nëse ishte kundërshtari modest, por përgatitja në një kohë të shkurtër nga Bulku dhe Mema, për mua ka qenë maksimal”.