MENU
klinika

Kombëtarja

Duka “heq” De Biasin, do Donadonin

28.03.2019 - 08:59

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka treguar preferencat e tij në lidhje me trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare. Në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut në Klan Tv, numri një i futbollit shqiptar ka sqaruar:

“Kemi folur me shumë trajnerë deri më tani, por ende nuk është vendosur asgjë në lidhje me trajnerin e ri. Janë lakuar shumë emra në media dhe shumë prej tyre janë të vërtetë, duke qenë se kemi folur me shumë trajnerë.

Para se të zgjidhnim Panuccin, patëm folur edhe me Di Canion, por këtë herë jo, nuk kemi folur. Kështu që më tepër është një kandidaturë mediatike.

De Biasi? Nuk e besoj të jetë trajner i Shqipërisë. Para se të vija në emision fola me të, por jo në lidhje me Kombëtaren. Me të fola vetëm për disa projekte të tjera që ka De Biasi.

Donadoni është një emër i madh dhe është kandidat për stolin tonë. Nëse arrijmë ta bindim për paketën financiare, mund të jetë trajner.

Me Edi Rejan kam folur në Shkodër, por nuk e kam pyetur asgjë për Shqipërinë. Thjeshtë i kam thënë se nuk e di nëse do të jem me apo pa trajner në Andorra”, – u shpreh Armand Duka.