MENU
klinika

Zinedine Zidane

“Nuk isha idiot të bridhja, pija ujë”

29.03.2019 - 09:14

Shumë futbollistë sakrifikojnë për të qenë në nivele të larta, duke hequr dorë nga argëtimet e moshës. Zinedine Zidane ka qenë njëri prej tyre dhe jo më kot ai pati një karrierë të shkëlqyer.

Zidane kaloi pesë vitet e fundit të karrierës së tij si futbollist te Real Madrid, duke e fituar Champions League dhe La Liga-n, përkrah lojtarëve të mëdhenj si Ronaldo, Raul dhe Luis Figo.

Megjithatë, hapat e tij të parë në futboll nuk ishin aq të shkëlqyer. “Prej fillimit e kam pasur të qartë. Gjithçka që doja, ishte të luaja futboll. Por kishte vështirësi në shkollë dhe prindërit më qortonin”, – tregoi Zidane.

“E dija mirë se nuk e kisha qëndrimin e duhur. Pastaj, një ditë ata më thanë: ‘ne e dimë që ke diçka në mendje, prandaj bëje atë që duhet ta bësh’”, – shtoi ai.

Ai tregoi se, pasi iu bashkua Cannes në moshën 17-vjeçari, ndryshoi stilin e jetës, në mënyrë që të arrijë lart.

“Kur mbërrita në Cannes, i pashë profesionistët duke stërvitur dhe thashë me vete: ‘këtë dua ta bëj’. Flija mirë, nuk isha idiot të shkoja nëpër lokale nate dhe pija vetëm ujë”, – rrëfeu Zinedine Zidane.