MENU
klinika

Kategoria Superiore, Java 26

Gol në fund, Luftëtari mposht Skënderbeun

30.03.2019 - 16:02

Luftëtari ka marrë tri pikë me shumë vlerë në Gjirokastër, duke mposhtur 1-0 ekipin e Skënderbeut. Një fitore shumë e vuajtur, por mjaft e rëndësishme, duke bërë që gjirokastritët të kalojnë Tiranën.

Luftëtari u duk më kërkues në fillim, por sulmet e tyre nuk kishin qartësinë e duhur. Kjo edhe për meritë të korçarëve, që prisnin dhe tentonin të niseshin menjëherë drejt portës së vendasve.

Edhe fraksioni i dytë e lojës, nisi më mirë për Luftëtarin. Të besuarit e Ahmatajt qarkulluan topin, fituan të gjitha duelet dhe rrezikuan disa herë zonën e Skënderbeut.

Minutat kaluan dhe rastet ishin të pakta, me të dyja skuadrat që nuk donin të surprizoheshin në sekondat e fundit dhe të ndëshkoheshin. Megjithatë, Luftëtari ia doli të godasë në fund.

Hoxha jep një pasim të përkryer për te Fili, me këtë të fundit që shërben në qendër për Dungën, që me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë të shënojë. Ky gol vendosi sfidën dhe Luftëtari mori tri pikë të arta.

LUFTËTARI-SKËNDERBEU 1-0

Dunga 88’

Luftëtari: Ruçi, Rapa, Hoxha, Koconis, Xhekson, Ramadani, Aleksi, Ymeraj (Chanti 77′), Demo, Fili, Dunga. Trajner: Julian Ahmataj.

Skënderbeu: Dajsinani, Vangjeli, Dita, Kaba Sambou, Pëllumbi, Muzaka, Taipi, Kurti, Gripshi, Pervan (Krasniqi 57′), Oto Xhon. Trajner: Orges Shehi

Gjyqtarë: Kreshnik Cjapi, Ermal Barushi, Ilir Tartari, Orlando Kuka

Karton i verdhë: Koconis 30’, Rapa 86′ / Taipi 40’, Sambu 80

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN