Skënderbeu, Tirana, Luftëtari dhe Kukësi janë skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë, me këtë të fundit që fitoi 1-0 në “Elbasan Arena” ndaj Teutës, kur takimi i parë kishte përfunduar 2-2.
90 minutat e këtij takimi ishin shumë të qeta dhe të dyja skuadrat luajtën me shumë kujdes. Lufta u bë vetëm në mesfushë, ku nuk munguan ndërprerjet e shumta të lojës.
Në pjesën e dytë, pritej që Teuta të hidhej në sulm dhe të synonte golin, pasi i duhej fitorja nëse kërkonte kualifikimin. Megjithatë, loja vazhdoi e njëjtë si në pjesen e parë. Goli do të vinte në minutën e 61’, ku Reginaldo do të kalonte në avantazh verilindorët.
Një perpjekje e gjatë e brazilianit Kordeiro nga krahu i djathtë u shpërblye, pasi Reginaldo ishte i lirë brenda zonës dhe ndëshkoi me të djathtën. Ky gol vendosi dhe rezultatin final të sfidës.
KUKËSI – TEUTA 1-0 (2-2)
Reginaldo 61′
Kukësi: Frashëri, Cuculi, Krasniqi, Rrumbullaku, Teqja, Dzaria, Rama (71′ Maliqi), Et’hemi (85’ Çyrbja), Kordeiro, Rexhinaldo (78′ Rroca), Shkurtaj. Trajner: Ramadan Ndreu
Teuta: Hidi, Frashëri, Arapi, Bicaj, Beqja, Osmani (70′ Vecaj), Avdyli, Gashi, Kallaku (63′ Kamara), Progni (60′ Vajushi), Bushiç. Trajner: Bledi Shkëmbi
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi