MENU
klinika

Arsyeja përse ndodhet në Itali

Si është marrëdhënia e Albi Nakos dhe Albës?

05.04.2019 - 10:38

Koreografi Albi Nako siç bëri të ditur para pak kohësh është transferuar në Itali, në televizionin e njohur “Rai”, mirëpo jo për t’u rikthyer me ish-partneren e tij Klaudia Pepa e cila jeton atje gjithashtu.

Rikujtojmë se para disa javësh Albi deklaroi se gjithçka thuhet janë spekulime dhe se ai nuk do jetë afër me Klaudian edhe pse projekti i tij i ri ka lidhje me baletin.

Por gjithashtu shumë është spekuluar prej kohësh romanca e tij me balerinën Alba Hoxha.

Pavarësisht se ata kurrë nuk e kanë pohuar publikisht, përflitet se vazhdojnë të jenë të lidhur me njëri-tjetrin edhe pse Albi tashmë është transferuar në Itali, ndërsa Alba jeton në Shqipëri.

Pavarësisht jetesës së re në Milano, Albi vazhdon të mbajë lidhje në distancë me Albën, madje me sa duket e kanë bërë marrëdhënien edhe më serioze.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN