Britney Spears është shtruar në një qendër që trajton probleme të shëndetit mendor, pasi vuante prej pak kohësh nga çrregullimet emocionale.
Këngëtarja 37-vjeçare ishte e shqetësuar për përkeqësimin e shëndetit të të atit Jamie Spears, i cili iu nënshtrua një operacioni të menjëhershëm në janar, pasi pësoi një çarje në zorrën e trashë.
Një ditë pas lajmit të trishtë, i dashuri 25-vjeçar i këngëtares Sam Aaghari, ka reaguar përmes rrjeteve sociale, për t’i dhënë përkrahje të dashurës së tij.
“Nuk është dobësi, është shenjë e një personaliteti të fortë, njerëzit duhet të jenë inspiruar nga ky gjest i saj. Të paktën unë u inspirova”, ka thënë ai.
Britney ka vuajtur edhe më herët nga problemet e shëndetit mendor, ku kujtojmë incidentin e 2007-s, kur ajo rroi kokën dhe kaloi kohë brenda një qendre rehabilitimi në Malibu.
Mediat raportojnë se ish-i dashuri Kevin po kujdeset për djemtë e këngëtares – Preston, 13 vjeç dhe Jayden, 12 vjeç – ndërkohë që ajo po shërohet.