06.04.2019 - 17:50
Efektivet e EOD, te batalionit xhenier të Komandës Mbështetëse në FA kanë zhvilluar një operacion për zbulimin e predhave dhe municioneve në Bradashesh, të Elbasanit.
Mësohet se gjatë operacionit janë zbuluar rreth 100 predha artilerie.
Lajmi bëhet i ditur nga Ministria e Mbrojtjes. Predhat janë transportuar për në poligon ku edhe do asgjësohen.
Mësohet se predhat u konstatuan në afërsi të lumit, ndërsa kërkesa për ndërhyrje u bë nga Prefekti i Elbasanit.
Mendohet që predhat e artilerisë, rreth 85 mm, i përkasin vitit 1997.
Në operacion asistuan edhe efektivë të Policisë së Shtetit.
VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN
Alarmi në Pukë
Policia ‘braktis’ predhën në mes të qytetit
I përket Luftës së Dytë Botërore