MENU
klinika

Serie A, Java 31

Kean i jep fitoren Juves, Milan në krizë

06.04.2019 - 20:00

Superndeshja Juventus-Milan ka dhuruar spektaklin e radhës, me kampionët e Italisë që kanë përmbysur shifrat në 2-1, duke futur në krizë kuqezinjtë, që tani rrezikojnë seriozisht Champions League.

Milan ka zhbllokuar ndeshjen kundër Juventus-it në minutën e 40-të. Bonucci ka bërë një pasim të gabuar përpara, Bakayoko ka zotëruar topin dhe ka pasuar te Piatek.

Polaku nuk ka falur dhe ka mposhtur pa probleme Szczesny-n. Juventus është kundërpërgjigjur në pjesën e dytë të ndeshjes kundër Milan-it.

Goli ka ardhur nga pika e bardhë, me Dybala-n që ka transformuar penalltinë që ka fituar vetë pas ndërhyrjes së parregullt të Musacchio-s.

Sfida ka qenë e luftuar, me rastë nga të dyja skuadrat, por në minutën e 84-t, Moise Kean mposht portierin Pepe Reina, pas asistit të Pjanic. Mbyllet 2-1, Juventus shkon në +21 pikë nga Napoli.

Në rast se Napoli humb nesër ndeshjen e tij, atëherë Juventus shpallet kampion i Italisë për herë të tetë radhazi, duke vendosur një rekord në Serie A.