Një grabitje është shënuar gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ku është zhdukur një shumë e konsiderueshme parash.
Mësohet se gjatë natës, tek ish-Kombinati Berat, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambientet e brendshme të një ndërmarrje dhe kanë marrë një sasi lekësh.
Ngjarja ka ndodhur në masoneri, teksa gjithçka është kuptuar herët në mëngjesin e sotëm.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Pritet të bëhet këqyrja e kamerave të sigurisë, për të zbuluar më shumë.
Njoftimi i Policisë:
“Në datën 07.04.2019, gjatë natës, tek ish Kombinati, persona të pa identifikuar, kanë hyrë në ambjentet e brendëshme të një ndërrmarje dhe kanë marrë një sasi lekësh.
Grupi hetimor dhe shërbimet e policisë në vendngjarje po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorve”,- njofton policia.