Paris Qendror u trondit nga shpërthimi i një zjarri të fuqishëm në një bllok apartamentesh.
Shërbimet franceze të emergjencave ishin gjatë natës në bllokun rezidencial të banesave, në përpjekje për të kontrolluar “ferrin”.
Nuk flitet për persona të lënduar nga zjarri që përfshiu 27 apartamentet.
Zjarri shpërtheu rreth 700 metra nga stacioni hekurudhor i Rosa Parks.
Një dëshmitar tha pas shpërthimit, se zjarri u përhap nga kati i parë në të dytën e kështu me radhë.
Momenti i shpërthimit u kap në kamera, duke shkatërruar një pjesë të ndërtesës shumëkatëshe.
Zjarri u regjistrua rreth orës 21:00 me orën lokale të mbrëmjes së shkuar. Dëshmitarët dëgjuan të paktën një shpërthim të fortë, i cili u regjistrua dhe u shpërnda gjerësisht në mediat sociale.
Rreth 100 zjarrfikës dhe autobote të shumta dhe ambulanca u dërguan menjëherë në vendin e ngjarjes në një përpjekje për të mbajtur nën kontroll flakët, të cilat u përhapën shpejt në disa kate.
Ende nuk dihen arsyet e ngjarjes.
Shpërthimi vjen pas një dite protestash nga Jelek Verdhët, ku policia derdhi gaz lotsjellës mbi demonstruesit, duke regjistruar një fundjavë tjetër protestash të dhunshme.
Incidentet ndodhën në vende të ndryshme në Francë, përfshirë Rouenin, ku qindra njerëz u mblodhën rreth një zone të rrethuar nga policia.
PARIS : Important incendie en cours dans un immeuble du Boulevard Macdonald, dans le 19ᵉ arrondissement, des dizaines de pompiers mobilisés.pic.twitter.com/zXVnOzuQrF
— Infos Françaises (@InfosFrancaises) April 6, 2019
DEVELOPING: A massive fire, followed by an explosion, has erupted at a residential building in central Paris.
— Breaking News (@of_BreakingNews) April 6, 2019