MENU
klinika

Ftesa për në protestë

Basha ndalet në Kavajë/ Tregon 3 vendimet e para të qeverisë demokratike

07.04.2019 - 12:50

Pas Rrogozhinës, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u ndal në Luz të Kavajës, në një bashkëbisedim me banorët.

Ai e cilësoi si aktin më kriminal të qeverisë Rama, atë për të hequr rimbursimin e TVSH-së. “Është akti më kriminal që mund të ketë menduar ndonjëherë një qeveri në Europë kundër fermerëve të vetë. Rimburson vetëm 6 përqind. Çfarë do të thotë kjo? Le të marrim qumështin, meqë është dhe kriza e fundit. Kjo do të thotë që grumbulluesi i qumështi ose duhet ta shesë 14% më shtrenjtë produktin në treg dhe të konkurrojë me qumështin e importit, ose duhet ta subvencionojë vetë, pra të ulë fitimin e vetë, që është kundër logjikës ekonomike. Ose më e thjeshta për fat të keq, të vijë tek ju e të ju thotë: Sa e ke qumështin, 600? Jo do ta marr 450! Sepse nuk i marr dot lekët mbrapsht nga TVSH-ja”,– tha Basha.

Sipas tij, kjo skemë u mendua vetëm që të falimentojë fermeri shqiptar, e të favorizohen produketet e importit.

“E menduan vetëm për një arsye: që të falimentojnë fermerin shqiptar dhe të nxisin importin. Kushdo që e mendoi, kushdo që e vuri në jetë, ka një dhe një përgjegjës që është kryeministri i vendit. Edi Rama për këtë vendim meriton jo vetëm një shuplakë apo një grusht, por një shkelm përfundimtar për ta hedhur në kanal. Aty ku duhen hedhur jo produktet tuaja, por duhet hedhur ky pushtet i korruptuar”.

basha-ne-kavaje-konica.al
basha-ne-kavaje-konica.al

Basha bëri edhe premtimet e para të qeverisë demokratike në pushtet. Ai premtoi 100 mln euro subvencione në vit për bujqësinë, 50 mln euro në vit investime për infrastrukturën e fshatit, bllokadë për prodhimet e subvencionuara të vendeve të tjera.

“Do të zerojmë koston e imputeve bujqësore, me qëllim që djersa juaj që derdhet lumë dhe i vadit këto toka njësoj si uji, të mos kthehet në mallkim, të mos kthehet në falimentim, të mos ju zhysë në borxh, të mos ju detyrojë të shkoni drejt emigrimit, sepse prodhimet tuaja në vend që të shiten, kalben apo derdhen kanaleve. Por që djersa juaj të kthehet jo thjesht në mbijetesë, të kthehet në mirëqenie për fermerin, që garanton me punën e tij sot punësimin në shkallën 25 %, 1 në 4 shqiptarë është i punësuar në sektorin e bujqësisë, ndërkohë që pothuajse 1 në 2 shqiptarë jeton në zonat rurale. 100 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për fermerin vit për vit. Do të kemi mbështetje për infrastrukturën, për rrugët e aksesit, për pikat e grumbullimit, për magazinimin, për frigoriferimin, për industrinë agro-përpunuese. Sepse edhe atëhere kur s’keni mundësi ta çoni produktin e freskët në treg, ju keni mundësi ta çoni të përpunohet, të konservohet, të kthehet fjala bie molla në marmalatë apo në reçel, prodhimet e tjera në turshi apo në lëng frutash. Asgjë që prodhohet me djersën tuaj të mos shkojë dëm. Për këtë, qeveria e ardhshme e Partisë Demokratike do të investojë çdo vit 50 milionë euro. Së treti, kurrë më një grusht grosistësh dhe importuesish të lidhur me qeverinë, nuk do t’u jepet shansi të sjellin në tregun shqiptar prodhime të subvencionuara të vendeve të tjera, përmes kontrabandës doganore, për të kërcënuar dhe konkurruar në mënyrë të pandershme prodhimet e fermerëve shqiptarë. Fermeri shqiptar i pari, prodhimet e fermerit shqiptar të parat”.

Basha i ftoi më tej fermerët e Kavajës dhe gjithë qytetarët t’i bashkohen protestës së radhës së PD-së, për 13 prill.

“Dua t’ju ftoj të vazhdojmë betejën tonë ditën e shtunë më 13 prill, në një protestë madhështore kombëtare. Të jenë aty për të parë forcën dhe bashkimin e një populli europian, ju ftoj të mos mungoni. Të tregojmë vullnetin e pakthyeshëm për ndryshim”,- tha Basha.

VAZHDO TË LEXOSH MË TEPËR PËR TEMËN


Shoqërohet djali i pronarit të lokalit

‘Unaza e Madhe’ / Basha takim me protestuesit në lokal

Debatet në mbledhjen e Grupit Parlamentar

“Djegie mandatesh”/ Çfarë mendojnë deputetët e PD-së?